Testoni veten

Sa kritike është sjellja juaj e lojës?

Me ndihmë e pyetjeve të mëposhtme, ju mund të vlerësoni më mirë rrezikun tuaj personal.

  1. A keni menduar shpesh mbi mundësitë, se si të siguroni parat për hyrjen në lojërat e fatit?

  2. A ka pasur periudha kohe, në të cilat j’u është dashur të luani më shpesh, për të përjetuar të njëjtin emocion në lojërat e fatit?

  3. A keni provuar shpesh herë t’i reduktoni apo t’i kontrolloni lojërat e fatit dhe kjo gjë j’u është dukur e vështirë?

  4. A e keni ndjerë veten të paqetë ose nervoz, pasi keni tentuar t’i reduktoni apo t’i ndalni krejtësisht lojërat e fatit?

  5. A keni pasur ndjesinë, se luanit për t’iu larguar problemeve personale?

  6. A ka ndodhur shpesh, që të keni humbur para dhe brenda pak ditësh keni luajtur sërish për rifituar paratë e humbura?

  7. A e keni fshehur apo keni provuar ta fshihni para të tjerëve (p. sh. pjesëtarëve të familjes), faktin që luani lojëra fati?

  8. A ka pasur periudha, në të cilat lojërat e fatit kanë çuar në probleme në marrëdhënien me familjen, rrethin tuaj shoqëror, me koleget dhe kolegët apo me mësueset dhe mësuesit?

  9. A keni lënë të tjerët të paguajnë borxhet tuaja të bixhozit (dmth. t’ju kenë ndihmuar të dilni nga situata), në rastet kur keni qenë i dëshpëruar për situatën tuaj financiare?

Çdo “po” mund të jetë një tregues, që ju keni zhvilluar një sjellje problematike ndaj bixhozit.