Ndihma në rastet e problemeve me lojërat e fatit – për të prekurit dhe të afërmit
Problemet me lojërat e fatit mund të vihen sërish nën kontroll.
Ekzistojnë oferta efikase këshillimi dhe trajtimi, të cilat i mundësojnë personave të prekur të vijojnë përsëri një jetë, në të cilën bixhozi nuk luan rol qendror. Qendrat e këshillimit u përgjigjen pyetjeve mbi rrezikun e varësisë si edhe mbi mundësinë e terapimit individual. Përveç kësaj, ato ju ndihmojnë të gjeni grupe për vet-terapim si edhe oferta të mëtejshme (p.sh. këshillim mbi borxhet).
Të gjitha këto oferta janë falas. Dhe: Këshillimi kryhet sipas dëshirës anonim dhe nuk ka asnjë ndikim në lejen tuaj të qëndrimit apo informacionet e Schufa-s. Të gjitha këshillueset dhe këshilluesit i nënshtrohen ruajtjes konfidencialitetit ligjor dhe nuk ju lejohet të përcjellin informacione mbi ju, pa lejen tuaj.
Për arsyen se edhe pjesëtarët e familjeve, partneri, miqtë dhe të njohurit e personit me varësi nga lojërat e fatit janë zakonisht të prekur, qendrat e këshillimit ofrojnë edhe për ta ndihmë edhe suport. Edhe vet-terapimi ofron biseda në grup jo vetëm për vet personat që luajnë lojërat e fatit, por edhe për të afërmit e tyre.
Pjesa më e madhe e mbështetjes së përmendur më sipër, ofrohet në gjuhën gjermane. Për njerëzit, të cilët ende nuk e flasin mirë gjermanishten, qëndron pjesërisht mundësia, që për këshillimin të përdoret shërbimi i përkthimit. Në një rast të tillë, është e mira, që një person juaji i besuar dhe me njohuri të gjuhës gjermane të vendosi kontaktin e parë me qendrën e këshillimi dhe të informohet në vend mbi mundësitë përkatëse.
Krahas ofertave të këshillimit personal, ju mund të përdorni edhe ofertat falas për këshillimin anonim përmes telefonit apo online. Numrat dhe kontaktet e disponueshme do t’i gjeni direkt këtu në faqen e internetit, në pjesën e sipërme.
Një program online, posaçërisht për të afërmit e lojtarëve të varur nga lojërat e fatit ofron ndër të tjera programit „Lehtësim për të afërmit (EfA)“.
Disa nga këshillat mbi sjelljen karshi problemeve me lojërat e fatit, i kemi përmbledhur këtu për ju si në vijim:
Në rastin, kur ju luani vet:
Bisedojeni situatën tuaj me një person, i cili gëzon besimin tuaj (pjesëtarë i familjes/mik/koleg)
Mbani sa më pak para në të holla me vete, jepjani kartën tuaj bankare EC, një personi të cilit i besoni
Pagesat e rregullta (qira, telefon etj.) kryejini menjëherë pas hyrjes së rrogës llogari, me urdhër-pagesë të përhershme direkt nga llogaria juaj
Gjeni një hobby, i cili j’u jep kënaqësi
Shmangni të gjitha format e lojërave të fatit
Verifikoni nëse mund bllokoni pjesëmarrjen tuaj, në lojën tuaj të preferuar
Kërkoni mbështetje në një qendër këshillimi ose në ¤një grup për vet-terapim
Në rastin, kur ju jeni i afërm i personit të varur nga lojërat e fatit:
Flisni me një person të besuar mbi shqetësimet tuaja. E folura j’u liron!
Ruajeni kontaktin me të afërmit dhe miqtë tuaj dhe bëni gjëra, që j’u bëjnë juve mirë
Flisni hapur dhe konkretisht mbi këndvështrimin tuaj dhe shqetësimet tuaja me të afërmin tuaj që luan bixhoz. Mos kërcënoni me konsekuenca, të cilat nuk do jeni në gjendje t’i mbani apo nuk do të doni mbani më pas (p.sh. me ndarje)
Mos i jepni para borxh të afërmit tuaj që luan dhe mos merrni borxhet e tij përsipër. Mos gënjeni për të dhe mos merrni përsipër detyrat e tij, të cilat ai duhet t’i kryej vet. Në rast se kjo do të ishte e detyrimisht e domosdoshme, atëherë bëni një marrëveshje sa më konkrete dhe të kufizuar në kohë.
Siguroni ekzistencën tuaj materiale (p.sh. llogari individuale bankare, administrimin e parave të ekonomisë shtëpiake)
Kërkoni ndihmë në njërën nga qendrat e këshillimit apo grupet për vetë-terapimin