Informacion

Kur argëtimi kthehet në varësi

A keni ndjesinë, se po humbisni kontrollin mbi sjelljen tuaj karshi lojës? Atëherë ndjeheni edhe ju si qindra mijë njerëz të tjerë në Gjermani. Në rastin tuaj lojërat elektronike apo lojëra kazinoje, bastet sportive, pokeri apo llotot nuk janë më ato çfarë duhet të ishin: një argëtim i mirëfilltë. Për ju argëtimi është kthyer në varësi. Disa qindra mijë njerëz, që pushojnë së luajturi, vetëm kur nuk kanë më para në dispozicion. Dhe që vazhdojnë të luajnë, edhe atëherë kur humbasin, për të fituar sërish paratë tashmë të humbura. Kush ka ngecur një herë në këtë rreth vicioz problematik të lojërave të fatit, nuk mund të mendoj më mbi asgjë tjetër, përveç të luaj edhe një herë. Në këtë pikë, problemet financiare janë të pashmangshme. Shumat e vendosjes në lojë janë gjithmonë e më të larta dhe shpesh loja bëhet rrezikshme. Dëshpërimi dhe ndjenja e fajit janë pasojat. Profesioni, miqtë dhe familja mbeten mbrapa dhe lojtari izolohet gjithmonë e më tepër.